Flash News

Ditari i Opozitës

Humbja në zgjedhje, Fatmir Mediu: Opozita duhet të nxjerrë përgjegjësitë e veta

Humbja në zgjedhje, Fatmir Mediu: Opozita duhet të nxjerrë

Edi Rama e vodhi këtë mandat, por opozita duhet të nxjerrë përgjegjësitë e veta". Ky është qëndrimi i kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ku garonte në një koalicion të përbashkët me PD-në.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mediu shkruan se opozita duhet të nxjerrë pëgjegjësitë e veta për qëndrimet e saj dhe mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të koalicionit, teksa e konsideron 25 prillin si një ditë të zezë për kombin shqiptar.

"25 Prilli është një ditë e zezë në kombin Shqiptar!
Edi Rama e vodhi këtë mandat mbi blerjen masive të votave, duke përdorur grupet kriminale, administratën publike, policinë dhe strukturat e drejtësisë, si dhe vjedhjen e të dhënave personale.
Megjithatë opozita duhet të nxjerrë pëgjegjësitë e veta për qëndrimet e saj dhe mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të koalicionit." shkruan Mediu në rrjetet sociale.

Të fundit