Flash News

Ditari i Opozitës

“I dorëhequri rezulton kryetar”, Paloka: Ç’do bëni tani ju që i kërkuat të dorëhiqet

“I dorëhequri rezulton kryetar”, Paloka: Ç’do

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pasi grupimi i Alibeajt dorëzoi në KQZ kërkesën për t’u rgjistruar në zgjehdjet e 14 majit, në një letër kur Basha si kryetar autorizon Alibeajn të paraqesë kërkesën.

Me një postim në Facebook, Paloka iu drejtohet deputetëve të cilët dikur i kërkuan Bashës të largohej dhe të jepte dorëheqjen se çfarë kanë për të thënë tani, kur ‘i dorëhequri’ rezulon të jetë ende ‘kryetar’.

Postimi:

Alibashet paskan derguar sot letra ne KQZ per te regjistruar grupimin e tyre . “Kryetar i partise” ne letrat qe kane derguar rezulton … “ i dorehequri” prej nje viti, vete L.B.

Qe Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithe procedurat ligjore do vazhdojne te shkelen per te cuar deri ne fund qellimin e Rames , nuk ka asnje dyshim.

Edhe qe alibashet do legenosen deri ne fund per te realizuar sherbimin e paguar ndaj Rames per shkatrrimin e opozites, nuk ka me asnje dyshim.

Une kisha vetem nje pyetje per ata deputete qe publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan “ te dorehiqet, cfare do te bejne tani , apo  nderi dhe dinjiteti nuk kane me asnje vlere ?

 

Të fundit