Flash News

Ditari i Opozitës

“I drejtonin tytën e automatikut fëmijëve”, Berisha: Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat

“I drejtonin tytën e automatikut fëmijëve”, Berisha:

Në deklaratën për mediat, pas turit të takimeve në jug të vendit, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Edi Rama dhe ish-ministrit Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat.

“Krime të vërteta me operacionin e tyre anti-drogë. Bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar të vendosin tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjeçar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit t’i shkrehin bresëhritë pse bënte detyrën. Një terrorizëm të tilël Lazarati nuk e ka parrë kurrë në jetën e tij”, u shpreh Berisha.

Ky i fundit shtoi se qeveria po shkreton minoritetin, duke renditur problematikat me të cilat ata përballen.

“Vizitova Derviçanin, Dropullin. Po shkretohej minoriteti. Ajo zonë ka pesë ndërmarrjet më të mëdha të Shqipërisë. Çdo ditë ato përballen me probleme të mëdha të energjisë sepse nuk u dërgohet korrenti 20 kilovolt.

U thashë se Edi Rama mund të vijë dhe të thotë disa fjalë greqisht, por ai është hipokrit, një armik i lirive të tyre. Ndaj u bëj thirrje që të lidhemi me një zotim solemn. Sot armik i qenies së tyre është sekti i Rilindjes, që i vjedh, i plaçkit dhe i keqtrajton ata çdo ditë”, u shpreh kryetar i PD-së.

 

Të fundit