Flash News

Ditari i Opozitës

“I fal pronat publike me koncesione”, Meta-Ramës: Lekët e shqiptarëve i çojnë në Holandë

“I fal pronat publike me koncesione”, Meta-Ramës: Lekët e

Nga takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në Tiranë, kryetari Ilir Meta hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Meta tha se Rama po i fal pronat publike njësoj si të jenë të vetat duke shpikur investitorë strategjikë për t’i dhënë me koncesione. Meta nuk la pa përmendur as inceneratorët teksa tha se një kompani holandeze investon në gjoja inceneratorët e Shqipërisë dhe lekët e shqiptarëve qeveria i merr dhe i dërgon në Holandë.

“Ua thashë këto jo se nuk i dini, por këto nuk janë retorikë, nuk janë dashakeqësi por statistika zyrtare. Të dhëna shkencore krahasuese për të treguar gjendjen e rëndë në kryeqytet. Kur jemi në gjendje të rëndë në Tiranë, dihet se ku jemi në të gjithë Shqipërinë. Dje takova disa qytetarë të Kavajës, më tmerruan me çfarë më thanë.

Kavaja që është pjesë e qarkut të Tiranës, një nga qytetet më të mëdha të vendit, më me histori dhe tradita e kontribute, sot falë këtij sekti të papërgjegjshëm dhe mospërfillës e torturues, rrezikon të kthehet në një katund të madh. Pa gjykata, pa prokurori. QË të vijnë nga Kavaja në Tiranë, që të vijnë këtu në mes të trafikut të marrin certifikata administrative. Pse bëhet kjo? E kishin të qartë kavajasit, sepse duan ta lodhin dhe ta zbrazin Kavajën me investitorët strategjikë që i marrin.

Ata hajdutë. Njerëz që kanë punuar gjithë jetës në Shqipëri, i lodh, i mundon dhe i detyron të ikin. Brenda natës, shpik investitorë strategjik dhe i jep pronat e ushtrisë. Ua fal se i ka të prindërve ky, u jep koncensioneve.  A e patë, në vend që kompania mëmë nga Holanda të investojë angazhimet që ka në Shqipëri për gjoja incenertorët, marrin lekët tuaja dhe i çojnë në Holandë. Mirë lekët që nuk na vijnë këtu, por këto”, tha Meta.

Të fundit