Flash News

Ditari i Opozitës

I kërkojnë dorëheqjen, Basha thërret sot Kolegjin e Kryetarëve

I kërkojnë dorëheqjen, Basha thërret sot Kolegjin e

Ka ardhur lëvizja e radhës nga kryedemokrati Lulzim Basha, teksa pjesa dërrmuese e demokratëve poi  kërkon dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit.

Basha ka thirrur sot në orën 17.00 Kolegjin e Kryetarëve, sipas “Panorama”. Një ditë më parë, ai zhvilloi një mbledhje prej 6 orësh me grupin parlamentar.

Basha deklaroi pas daljes nga salla e mbledhjes, se do të vendosë veten e tij si kryetar partie, në dispozicion të çdo zgjidhje. Grupi i PD-së propozoi ngritjen e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë, si dhe propozime të tjera si organizimi i zgjedhjeve me në fokus bashkimin e demokratëve.

Propozimet e paraqitura nga ana e grupit, do të diskutohen dhe shqyrtohen në Kolegjin e Kryetarëve, Kryesi dhe Këshillin Kombëtar.

 

Të fundit