Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati ndaj dy policëve në Vlorë, Salianji: Policia e pafuqishme, qytetarët të tmerruar nga mungesa e sigurisë

Atentati ndaj dy policëve në Vlorë, Salianji: Policia e

Deputeti i PD Ervin Salianji ka pas ngjarjes së ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë, ku makina e dy policëve u qëllua me disa plumba.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se se policia është e pafuqishme dhe qytetarët janë të tmerruar nga mungesa e sigurisë.

“U bë kohë që policia nuk kap kriminelët por krimi ka kapur policinë nëpërmjet drejtuesve tê lidhur me politikën! Kjo është arsyeja se pse ngjarjet e rënda kriminale ndjekin njëra tjetrën dhe policia është e pafuqishme, vetëm kronikane e ngjarjeve të kobshme! Shqipëria është e tronditur nga ngjarjet kriminale në Tiranë, Shkodër, Dibër, Vlorë!

Qytetarët janë të tmerruar nga mungesa e sigurisë, zbrazja e karikatorëve dhe ndaj punonjësve të policisë duhet zbardhur në mënyrë të menjëhershme, çdo goditje ndaj autoritetit të shtetit duhet ndëshkuar ashpër, ne mbështesim çdo punonjës të ndershëm të policisë që paguhet pak dhe është nën darën e krimit dhe të drejtuesve politikë të lidhur me ta,policia duhet të luftojë krimin jo të përdoret për të luftuar politikisht kundërshtarët e regjimit!”, shkruan Salianji.

 

 

Të fundit