Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, policia e Shkodrës merr në pyetje 6 persona

Atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, policia e

Ditën e djeshme iu vendos tritol makinës së kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndrecës. Forcat xhenio kanë identifikuar se janë përdorur rreth 50 gram lëndë eksplozive në sasinë e vendosur.

Për këtë ngjarje në policinë e Shkodrës janë shoqëruar për tu marrë në pyetje 6 persona. Të martën në mëngjes, dy persona të maskuar hynë në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca dhe vendosën tritol në makinën e tij.

Pas disa orësh, Ndreca hyri në mjetin tip “Audi” për të nisur punën. Por, sapo lëvizi mjetin, sasia e tritolit e vendosur aty shpërtheu.

Ndreca tha se nuk kishte asnjë konflikt personal dhe u shpreh se atentati kishte motive politike.     



        

Të fundit