Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Veri, Berisha: I urdhëruar nga Vuçiç, synon rë provokojë destabilizim

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Veri, Berisha: I

Reagon ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me sulmin e ndodhur në veri të Kosovës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se sulmet e bandave të Beogradit urdhërohen nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Madje, sipas tij, Vuçiç kërkon të provokojë konflikt dhe destabilizim  për të vazhduar projektin e tij të Serbisë së Madhe.

Sulmet kriminale te bandave te Beogradit urdherohen nga serbomadhi Vuçiç! Te dashur miq, pas agresionit barbar rus ndaj Ukraines, Beogradi ka organizuar falanga banditesh dhe ka ndermarre me to ne menyre te perseritur sulme kriminale dhe terroriste ndaj patrullave te policise se Kosoves ne veriun e vendit.

Me keto sulme te Vuçiç kerkon te provokoje konflikt dhe destabilizim dhe te vazhdoje keshtu projektin e tij te Serbomadhise.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte te perseritura kriminale ndaj policise se Kosoves dhe kerkoj nderprerjen e tyre te menjehershme”, shkruan Berisha.

Sulmi me armë zjarri ndodhi në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Të fundit