Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati në “Don Bosko”, reagon Berisha: Rendi dhe siguria ne duart e krimit

Atentati në “Don Bosko”, reagon Berisha: Rendi dhe siguria ne

Një atentat ndodhi mbrëmjen e djeshme në lokalin në pronësi të Fation Muratit, në zonën e “Don Boskos”. Dy persona goditën me breshëri armësh dhe si pasojë u nda nga jeta banakierja e lokalit dhe 5 persona mbetën të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë.

Në lidhje me këtë krim ka reaguar dhe Sali Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike ka postuar një status në “Facebook”, shoqëruar me një video ku duket kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët para disa viteve duke folur për luftën ndaj krimit të organizuar.

Pasi pyetet nga gazetarët Rama thotë për bandat që “hënkshin kokën e njëri-tjetrit” dhe se nuk ndien përgjegjësi për situatën kriminale në vendin tonë.

Berisha këtë e ka shoqëruar me një status ku dënon lidhjen e shtetit me bandat e krimin.

STATUSI I PLOTË:

Përgjaket Tirana nga banda të qeverisë.
Rendi dhe siguria ne duart e krimit.

Nga breshëritë e vrasësve mbetet e vdekur një grua, Mimoza Paja, ndërsa 5 të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë 10 vjeçare! I shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve.

Gjithashtu dënoj me forcën më të madhe autorët e kësaj masakre dhe denoncoj lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me bandat dhe krimin, si faktori më kryesor që ka vendosur rendin dhe sigurinë në duart e bandave të lidhura ngushtë me qeverinë. sb

Ps video deshmon qarte se me parimin ti hajne koken njeri tjetrit Edi Rama rendin dhe sigurine u a ka besuar bandave dhe krimit!

Të fundit