Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati në Fushë-Krujë, Salianji: Partneriteti dhe ortakëria e qeverisë me krimin po krijon panik te qytetarët

Atentati në Fushë-Krujë, Salianji: Partneriteti dhe

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit të trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se krimi po godet kudo, në mes të ditës në një nga akset kombëtare ku ka më shumë lëvizje. Salianji shton se partneriteti dhe ortakëria e qeverisë me krimin, teksa bën thirrje që ligji të veprojë mbi kriminelët.

“Krimi po godet brutalisht dhe kudo, pa pasur frikë, duke dhënë mesazhe dhe duke eleminuar cilindo që vendosin si target! Në mes të ditës, në një prej rrugëve kombëtare me më shumë levizje dhe në ditën më të ngarkuar!

Ngjarjet janë të përsëritura dhe po krijojnë panik dhe ankth tek qytetarët!

Partneriteti dhe ortakëria e qeverisë me krimin po sjell pasoja çdo ditë, kriminelët dhe banditët duhet të ndjejnë forcën më të ashpër të ligjit, shtypja e krimit të organizuar duhet të bëhet pa mëshirë, fokusi duhet të vendoset tek banditët jo tek të dobëtit!

Punonjësit e thjeshtë të policisë kanë nevojë për mbështetje dhe vullnet, ne jemi me ta!”, shkruan Salianji.

Nga atentati i sotëm, mbetën të vrarë tre persona: Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha. Dyshohet se të tre kanë qenë miq mes tye.

Vata njihet si një person me precedentë penalë, të cilit i janë sekuestruar një sasi prej 22 dozash lëndë narkotike. Ndërsa Brilant Martinaj, kushëri i Vis Martinajt, akuzohet për vrasjen e ish-efektivit të FNSH në Laç, Xhuliano Prela.

Të fundit