Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi në Kosovë, Zhulali: I orkestruar dhe organizuar nga autoritetet qendrore të Serbisë

Sulmi në Kosovë, Zhulali: I orkestruar dhe organizuar nga autoritetet

Ekspertja e marrëdhënieve ndërtkombëtare, Ilda Zhulali ka folur rreth sulmeve në veri të Kosovës që i kushtuan jetën efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.

E ftuar në Syri Tv, Zhulali u shpreh se sulmi ishte organizuar nga autoriteti qendror i Serbisë dhe kapasur për qëllim t’i jepnin ngjyra fetare, për shkak se u zhvillua afër manastirit.

“Kemi një sulm të organizuar dhe të koordinuar por i gjithë skenari prapa këtij sulmi është shumë i rëndë sepse donin ti jepnin edhe ngjyra fetare. Kjo do të kishte më pas një përmasë shpërthimi të pakontrollueshme. Ky është dhe rreziku më i madh. Fakti që aty janë futur njerëz të trajnuar prej kohësh që i shërbejnë një formacioni paraushtarak si ai i Ëagner që i kemi parë të operojë në Ukrainë dhë në vende të tjera të botës. Përbërja e këtyre trupave me ushtarakë serbë, të Listës Serbe dhe me mercenarë do të thotë se ky është një sulm i organizuar i orkestruar por që nuk mund të mbetet vetëm brenda formacionit të listës serbe por që është i koordinuar drejtëpërdrejtë me autoritetin qëndror të Serbisë”, tha Zhulali.

 

Të fundit