Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi në Veri, Berisha: Rama reagoi si argati i Vuçiçit, ka qëllim t’i hapë dyert Rusisë në tryezën e bisedimeve

Sulmi në Veri, Berisha: Rama reagoi si argati i Vuçiçit, ka

Kryedemorati Sali Berisha e ka cilësuar reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me sulmin ndaj policisë në Veri të Kosovës si të komanduar nga Beogradi.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama ka qëllim t’i hapë dyert Rusisë në tryezën e bisedimeve

“Por si me komandë nga Beogradi, reagoi ndaj sulmit të grupit terrorist të përbërë nga oficerë të ushtrisë serbe, argati i Vuçicit në Tiranë, Edi Rama.

Në reagimin e tij në platformën X, Edi Rama nuk shprehu ngushëllime për policin e rënë në krye të detyrës, sikur në Banjskë po ndodhte një përleshje mes bandash dhe banditësh.

Së dyti, duke besuar se kryengritja nuk do të shtypej nga policia e Kosovës, përsëriti kërkesën e Beogradit për konferencë ndërkombëtare për të zhbërë arritjet 23-vjeçare të Kosovës në rrugën e lirisë dhe pavarësisë dhe për të hapur dyert për uljen e Rusisë në këtë tavolinë, kërkesë kjo e Serbisë”, u shpreh Berisha.

Të fundit