Flash News

Ditari i Opozitës

"I pagjykuar nga drejtësia, por i dënuar nga qeveria"

"I pagjykuar nga drejtësia, por i dënuar nga qeveria"

Nga Grigels Muçollari 

Nga Zimbabve dhe Kongo, Uganda dhe Zambia, Venezuela, Rusia dhe simotrat e diktaturave nëpër botë, aplikojnë kësi standardi me liderët e opozitës.

Ndodh që arrestimet të bëhen edhe në prag të fushatave zgjedhore, gjatë tyre ose menjëherë pasi qeveria është kapur në skandal, si në rastin e Shqipërisë. Kryeministri ynë i ka dhënë vendit veset e tij. Dëshiron që Shqipëria t'i ngjajë atij. Si çdo autoritarist mendjepak edhe Rama kërkon t'i imponohet botës. Kuptohet, duke nisur nga kjo bota jonë e vogël këtu, nga Shqipëria dhe rajoni.

Po si? Me VKM antikushtetuese, me ligje të miratuara njëanshmërisht dhe pa diskutim parlamentar, me marrëveshje që e vendosin kryeministrin mbi sovranin, madje edhe kur i bën diss Albin Kurtit sepse Kosova i duket provincë dhe liderët e saj si përfaqësues të një province. E tërbon aq shumë elokuenca e Kurtit saqë i duket sikur i zvogëlohet pamja prej madhështori që na imponon që prej 1998, kur u ngjit në pushtet.

Aq i fiksuar është Rama për ta imponuar personazhin e tij saqë nuk di më ç'të bëjë me të. E ka veshur me çorape të kuqe, me poture, me atlete të bardha e të mëdha si dy vaporë kroçere. Dashnorët e regjimeve me kalimin e kohës besojnë se ajo që duan ata i duhet edhe shoqërisë. Barazojnë veten me vendin.

Po ne shqiptarët vetë, ne mbajtësit e kësaj pasaporte, ç'Shqipëri duam? Këtë që skicoi Rama? Shqipërinë si Uganda dhe Zambia? Cilën Shqipëri meritojnë fëmijët e këtij vendi?

Të fundit