Flash News

Ditari i Opozitës

I përfolur si kandidat, Bogdani: Ndryshimi nis nga Tirana, duhet një skuadër e fortë në zgjedhje

I përfolur si kandidat, Bogdani: Ndryshimi nis nga Tirana, duhet një

Ish-deputeti Gerti Bogdani, i cili është përfolur si kandidat për Tiranën, deklaroi se e rëndësishme është edhe një skuadër e fortë dhe jo vetëm një figurë politike me integritet.

Në konferencën e zhvilluar nga partia simotër e oganizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore e cila mbështetet nga fondacioni "Hjarl Hjalmarson" i partisë simotër suedeze "Moderaterna", Bogdani tha:

Perpos nje kadidati qe eshte nje figure politike me integritet, nje alternative qe jep zgjidhje te problemeve, nje dere te hapur per te gjithe, eshte e rendesishme dhe e domosdoshme nje skuader e forte dhe e shkelqyer.

Keto trajnime qe jane nje mbeshtetje e rendesishme per tu pergatitur per sfiden e radhes, per fushaten e ardhshme elektorale per zgjedhjet lokale.

Sepse, sfida e ardhshme eshte e nje rendesie te vecante, jo thjeshte per PD, jo thjeshte per te djathten dhe opoziten, por mbi te gjitha per Shqiperine dhe te ardhmen e qytetareve shqiptare.

Ndaj ne duhet te jemi gati per te sjelle ndryshimin, duke filluar nga Tirana e deri ne cdo cep te Shqiperise, sepse sot eshte realisht koha per ndryshim!

 

Të fundit