Flash News

Ditari i Opozitës

I pranishëm edhe Rama, deputetët e PD nuk lejohen në takim për projektin TID

I pranishëm edhe Rama, deputetët e PD nuk lejohen në takim

Banorët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti TID kanë nisur një takim me zyrtarët e Bashkisë, teksa u është bashkuar pak më parë edhe kryeministri Edi Rama.

Sakaq, dy deputetë të opozitës, Igli Cara dhe Arjan Ndoja kanë kërkuar të marrin pjesë në takim, por nuk janë lejuar.  

Në një deklaratë për mediat, Cara u shpreh se ishte njoftuar nga banorët e prekur nga projekti se do të zhvillohej një takim me kryeministrin dhe, në cilësinë e deputetit të zonës, kishte kërkuar të merrte pjesë së bashku me kolegun e tij.

Igli Cara: Jemi lajmëruar nga banorët që janë të prekur nga projekti se sot do të ishin të pranishëm në një takim edhe më kryeministrin Rama. Me statusin e deputetit, bashkë me kolegun Ndoja kërkuam të jemi të pranishëm në takim si deputetë, por na u refuzua kërkesa nga Garda.

Kjo është e paligjshme, deputeti nuk mund të pengohet në aktivitetin e tij dhe në zonën që ai përfaqëson. Është në vazhdën e mungesës së diskutimeve për këtë projekt.

Këto banorë, që janë rreth 200 familje, janë në të drejtën e tyre. Ligji e thotë qartë që askush nuk ka të drejtë të prekë pronën edhe kur është në interes publik pa zbatuar rregullat.  

E gjithë procedura ka nisur gabim, ligji e thotë që projekti nuk pranohet pa u pranuar nga të gjitha palët.

Shqipëria ka firmosur disa konventa dhe ligje për trashëgimin kulutore. TiD financohet nga Ministria e Kulturës. Referenca e çmimeve për këtë zonë, të vendosur nga qeveria, është 1.400 €. Banorët po shpronësohen me 750 €, gjysma e çmimit. Kjo është pasuri e shqiptarëve. Kjo është vjedhje e pronave. Ua marrin qytetarëve dhe ua japin privatit për ta menaxhuar.

Të fundit