Flash News

Ditari i Opozitës

Tërmeti shkatërrues në Afganistan, Berisha: Turp që qeveria shqiptare nuk dërgoi ndihma

Tërmeti shkatërrues në Afganistan, Berisha: Turp që qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrimtar në Afganistan ku u shënuan mbi 1400 viktima dhe u plagosën mbi 3000 të tjerë. 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha rikujton ardhjen e disa afganëve në vendin tonë në vitin 2021 pas shpërthimit të luftës, disa prej të cilëve vijojnë të qëndrojnë në vendin tonë dhe mungesën e ndihmës nga ana e qeverisë për familjarët e tyre që ndodhen atje. 

Kreu i PD-së, thotë se në Shqipëri vijojnë të jenë me mijëra afganë dhe është i papranueshëm fakti që qeveria shqiptare nuk dërgon me Kryqin e Kuq apo Gjysëm Hënën e Kuqe ndonjë ndihmë për familjarët e tyre që janë përballur me tërmetin shkatërrimtar.

Postimi i plotë i Berishës 

Shkatërrimtar tërmeti 6 ballësh në Afganistan. 1400 të vdekur dhe 3000 të plagosur, ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutjet tona për shërimin e të plagosurve. Në Shqipëri janë disa mijëra afgan por qeveria nuk dërgon me Kryqin e Kuq apo Gjysëm Hënën e Kuqe ndonjë ndihmë për familjarët e tyre! Turp!

Të fundit