Flash News

Ditari i Opozitës

“Vëllai i Spiropalit ka marrë tendera”/ Pyetet nëse ka marrë mesazhe urimi nga të huajt, si përgjigjet Berisha

“Vëllai i Spiropalit ka marrë tendera”/ Pyetet nëse

Pas debatit me ministren Elisa Spiropali, kryetari i ri i PD-së, Sali Berisha është larguar nga Kuvendi dhe ka dhënë një prononcim për gazetarët.

Ai ka përsëritur akuzat se bashkëshorti i Spiropalit i jep tendera vëllait të saj. Berisha shtoi se vjedhjet e ministrave duhet të hetohen.

“Situata në Parlament është e sëmurë, sepse ministrat që nuk guxojnë të vijnë në studio para jush, të cilët i shtyn Edi Rama të bëjnë punën tuaj. E keni parë që dalin sikur po raportojnë nga terreni. Të gjitha këto kanë vetëm një qëllim, se si të maskojnë vjedhjet e tyre. Kjo Spiropali një e dy dhe ngrihet, por Spiropali nuk është e vetmja.

Shikoni lexoni tenderat e Salanionit, ja jep Enkrit. Enkri është i vëllai. Ka vjedhje më të hapur se sa tenderi publik i jepet kunatit, vëllait të gruas. Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që kanë humbur çdo moral për të pasur mandatin e deputetit, dhe kanë humbur çdo ndjeshmëri për qytetarët. Ajo çka unë theksova, ne duhet të bëjmë një aleancë që secila palë respekton pavarësinë e mediave, por një aleancë për të bërë një transparencë të plotë për vjedhjet e këtyre ministrave”, tha Berisha.

I pyetur se si ndihet që nuk e ka uruar asnjë ndërkombëtar për fitoren në krye të PD, Berisha u përgjigj duke thënë: "Ku e di ti" dhe u largua duke qeshur. 

 

Të fundit