Flash News

Ditari i Opozitës

I tradhtuar nga Basha? Berisha: Mund të hyj në çdo kohë në selinë e PD-së, jam anëtar i grupit parlamentar!

I tradhtuar nga Basha? Berisha: Mund të hyj në çdo kohë

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hyrë sot në legjislaturën e re të Kuvendit, si deputet i pavarur, edhe pse kreu i demokratëve njoftoi dje përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së. 

“Interesi publik i qytetarëve shqiptar për të mbrojtur interesin kombëtar të kombit shqiptar për të garantuar të gjitha ato parimet e këtij regjimi të kakistokracise i cili ka zgjedhur, ka kthyer pazaret për eliminimin e opozitarëve shqiptare. Unë garantoj që ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë. PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore e interesit kombëtar. Jam i bindur se demokratët shqiptar me dinjitet dhe devotshmëri do dinë të vendosin PD-së piedestal. Do marr çdo nismë ligjore brenda partisë demokratike për rikthimin në piedestal. Siç e shihni unë jam anëtar i grupit parlamentar të PD-së të cilin kompromisi Basha-Rama është nul nuk ka asnjë mbështetje ligjore përveç shpifësisë. Në çdo kohë mund të hyj në selinë e Partisë Demokratike. Rivendosja në piedestalin e qeverisë të Partisë Demokratike", ka thënë Berisha. 

Të fundit