Flash News

Ditari i Opozitës

I vetmi i përjashtuar me 10 ditë, reagon Paloka: Nuk isha fare në Parlament kur ndodhën përplasjet

I vetmi i përjashtuar me 10 ditë, reagon Paloka: Nuk isha fare në

Edi Paloka është i vetmi deputet demorkat, ndër 23 kolegët e tij, që u dënua më lehtë, i përjashtuar vetëm me 10 ditë nga Parlamenti. 

Në një reagim në rrjetet sociale, ai sqaron se dënimi i tij është më i rëndë pasi sipas tij, është përjashtuar pa qenë fare në senacë gjatë kohës që ndodhën përplasjet.  

Reagimi: 

Denim “i bute”…!
Ç’ne ?-me pyeten gazetaret duke e ditur qe deri tani une kam qene deputeti me “i denuar” ne ate Parlament.
Nuk jane aq te keqinj ata -ju thashe
Ja mua vetem me 10 dite me perjashtuan!
Ka vetem nje problem “te vogel” ne kete rast : une ne fakt ne ate seance nuk bera ASGJE!
Une nuk isha fare ne Parlament kur u hodh podiumi, as kur u nxorren karriget jashte, as kur u dogjen, as…
Per nje arsye te caktuar, une nuk isha fare kur ndodhen te gjitha keto. Edhe kur hyra ne salle, thjeshte qendrova ne kembe pa bere ASGJE!
E te gjithe kete ata e kane pare edhe ne kamera ( se na i kane cuar edhe ne pamjet). Pra e dijne shume mire qe une ate dite nuk bera ASGJE!
Por pavarsisht kesaj “u denova” !
E ky quhet “denim i bute” dhe me te drejte sepse keta pa bere asgje , pa asnje faj edhe te burgosin kur ti je armiku. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjeter vec luftes. Rruga tjeter eshte te rreshtohemi si dele e te presim kur te na vije rradha ashtu pa bere ASGJE!

Të fundit