Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta në Kuvend, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe Flamur Noka përjashtohen 60 ditë

Protesta në Kuvend, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe Flamur Noka

Deputetët e PD, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe Flamur Noka janë përjashtuar 60 ditë nga punimet parlamentare.

Sekretariati i Etikës ka vendosur t'i përjashtojë pas tensioneve dhe kaosit në Paralment të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget. 

Po ashtu u vendos që Edi Paloka të përjashtohet me 10 ditë ndërkohë që të tjerët nuk do të mund të marrin pjesë në seanca për 40 ditë.

Kujtojmë që dje PS kerkoi masë disiplinore për: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Deputetët opozitar fillimisht bllokuan foltoren e nisën të gjuajnë me sende të forta në drejtim të kryeparlamentares. Më pas ata nxorrën karriget jashtë sallës dhe i dogjën në oborr. 

 

Të fundit