Flash News

Ditari i Opozitës

'Etika' e përjashtoi nga Kuvendi, Zhupa: Do të bëjmë gjithçka të jenë 40 ditët e vdekjes së regjimit

'Etika' e përjashtoi nga Kuvendi, Zhupa: Do të

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar pasi sekretariati i Etikës e përjashtoi bashkë me 23 deputetë të PD lidhur me protestën dhe djegien e karrigeve seancën plenare të së hënës. 

Nga tubimi qytetar, Zhupa, e cila u përjashtua për 40 ditë, tha se këto ditë duhet të bëjnë gjithçka që të jenë ditët e vdekjes së regjimit dhe e shfarosjes së atyre që shkelin kushtetutën. 

Në memorien e çdo qytetari, numri 40 personifikon 40 ditët e vdekjes së dikujt. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të jenë ditët  vdekjes së regjimit, e shfarosjes së atyre që shkelin kushtetutën, e atyre që kanë uzurpuar pushtetin.

Ne deputetët e opozitës, në dhe ju qëndrestarët do të jemi të pandalshëm çdo ditë, të pandalshëm në protestën e 7 tetorit, të pandalshëm në çdo cep të Shqipërisë për të motivuar njerëzit”, u shpreh Zhupa.

 

Të fundit