Flash News

Ditari i Opozitës

Imuniteti i Berishës, Boçi: Shqipëria ka mbyllur sot kapitullin së qeni një shtet demokratik

Imuniteti i Berishës, Boçi: Shqipëria ka mbyllur sot kapitullin

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi deklaron se sot Shqipëria ka kaluar nga një vend demokratik me aspirata evropiane, në një diktaturë e cila ka si qëllim eliminimin e opozitës.

I ftuar në Syri tv, Boçi tha se të gjitha regjimet kanë frikë nga opozita dhe krimet më të madha i bëjnë në emër të së drejtës.

Nuk kishte surpriza, pritej që kuvendi ta jepte autorizimin, dhe madje disa mezi e kanë pritur këtë ditë që të realizonin hakmarrjen politike që e kanë akumuluar prej vitesh dhe sot u erdhi dita.

Shqipëria ka mbyllur kapitullin së qeni një shtet demokratik, evropian dhe tani futet në listën e atyre vendeve që kanë treg të lirë por janë diktatoriale si ato vendet aziatike, edhe pse kemi një aspiratë të madhe evropiane.

Pjesa tjetër që shoh është një lloj revanshi që shoh nga pasardhësit e atyre që u rrëzuan në vitet 90 dhe kërkojnë që ta fshijnë atë histori me këto veprime ndaj opozitës dhe deputetëve.

Të gjithë regjimet që fillojnë e instalohen, instalohen në heshtje pritëse dhe të gjitha regjimet kanë frikë nga opozita e krimet më të madha i bëjnë në emër të së drejtës”, tha Boçi.

 

 

Të fundit