Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët/ Basha tregon “prapaskenat”: Socialistët bashkëpunuan me ne, furnizuan me dokumente që vërtetojnë korrupsionin

Inceneratorët/ Basha tregon “prapaskenat”: Socialistët

Në një prononcim për gazetarët nga Kuvendi, kryedemokrati Lulzim Basha tregoi se ka pasur socialistë që kanë bashkëpunuar me opozitën për të hetuar “aferën” e inceneratorëve, por pa përmendur emra.

Ai tha se socialistët kanë furnizuar Komisionin Hetimor me dokumente zyrtare që vërtetojnë korrupsionin në këtë çështje.

Kryedemokrati hodhi akuza edhe ndaj pronarëve të inceneratorëve. Sipas Bashës, Mirel Mërtiri ka qenë anëtar i bandës së Lushnjës me në krye Aldo Baren.

Lulzim Basha: A do ketë ndonjë socialist kurajon ta pohojë me votë atë që thotë nën dhëmbë, atë që ua thotë ju, sic na e thonë dhe ne që kjo është një vjedhje e paimagjinueshme që kjo na bën me turp sikundër shumë prej tyre kanë bashkëpunuar deri në nivele të larta duke furnizuar me dokumentet zyrtare që vërtetojnë korrupsionin komisionin hetimor?

Pyetje: Socialistët e kanë bërë?

Basha: Po po edhe socialistët e kanë bërë.

Pyetje: Cilët janë këta?

Basha: Ju i thoni burimet? Dua ti shpreh mirënjohjen çdo socialisti e socialisteje që e ka bërë këtë, mund të mos jemi dakord për mijëra gjëra, mundem për disa prej tyre të kem si kryetari PD disa cështje fondamentale që na ndajnë përjetë se kanë të bëjnë me pikpamjet tona për mëkatet por për këtë aspekt pavarësisht cili ka qenë motivi, por shpreosj që motivi të jetë ky që jemi njerëz në radhë të parë para se te jemi politikane e deputete, e ta kuptojme cfare i kemi bere ketij vendi, ti marresh 430 milione euro përmes një anëtari të bandës së Lushnjës. Mirel Mërtiri ka qenë anëtar i bandës së Aldo Bares.

 

Të fundit