Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët, Berisha: SKAP-i i partisë nuk flet për organizatë kriminale, sepse kreu është Rama

Inceneratorët, Berisha: SKAP-i i partisë nuk flet për

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur nga Fieri për urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Berisha theksoi se drejtësia në Shqipëri është kthyer në një organizatë kriminale e partisë shtet të Edi Ramës. Kryedemokrati nënvizoi se kreu i organizatës së inceneratorit të Tiranës është vetëm Edi Rama, dhe ndaj të tjerët nuk guxojnë të flasin.

“Ju e ndiqni ç’po ndodh në Shqipëri. Një drejtësi, një repart special që sillet absolutisht si një organizatë kriminale e partisë shtet. Është bërë mburojë e pakapërcyeshme e vjedhjeve më monstruoze në historinë e Shqipërisë.

Ju dëgjuat se si janë lëshuar fletë arresti për 15 vetë, që të gjithë për djegësit. Në të gjithë jurisprudencën e planetit, përveçse në drejtësinë e partisë së Edi Ramës, ky quhet grup ose organizatë kriminale. Kur tre vetë ose më shumë, bashkëpunojnë në një vepër penale, konsiderohet automatikisht grup ose organizatë kriminale.

16 janë arrestuar. As grup, as organizatë. Po pse? Sepse grupi dhe organizata janë gjithmonë me një krye. E kanë kreun. Dhe këtu kreu është Edi Rama dhë askush tjetër. Me dokumente dhe firma.

Është Edi Rama dhe ata nuk guxojnë të flasin për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit.

Ky Taulanti thonë keqinformoi qeverinë. Edi Rama e kishte në tavolinë njoftimin se Ermonela Felaj i thoshte se kompania që po i japim bonusin prej 8 përqind, nuk ekziston. Por në fakt kompania ekzistonte në kokën e Edi Ramës. Se ishte kompania e tij dhe Erion Veliajt.

Ndryshe nuk do ndodhte kurrë që kryeministri të firmoste për t’i dhënë bonusin një kompanie që do themelohej 8 muaj më pas. Dhe tani, fajin e ka Taulanti, drejtori.  Ç’faj ka drejtori? Kjo është kompania e kryeministrit”, deklaroi Berisha.

Të fundit