Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët/ PD kallëzim penal në SPAK për Ramën, Ahmetajn, Veliajn dhe zyrtarë të tjerë: T'u pezullohet ushtrimi i detyrës publike!

Inceneratorët/ PD kallëzim penal në SPAK për "grup të strukturuar kriminal" ndaj Ramës, Ahmetajt, Veliajt, Lefter Kokës dhe Klodian Zotos e Mirel Mërtiri.

Inceneratorët/ PD kallëzim penal në SPAK për Ramën,

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK kryeministrin Rama, ish-Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe biznesmenët, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Kallëzimi i PD vjen pas akuzave të njëpasnjëshme të tyre ndaj kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj për çështjen e inceneratorëve. Sipas PD-së dhe kryedemokratit Basha, "Rama është “peshku i madh” në aferën e mafias së plehrave dhe se kjo vihet re fare mirë, kur i jepet 75 milionë euro një personi të vetëm, pa tender e pa garë".

Kallëzimi i kryer nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, në emër të PD-së, u bë për veprën penale “shpërdorim detyre”,  dhe “krijim i grupit të strukturuar kriminal”. Në kallëzimin e saj penal, PD kërkon “pezullimin nga ushtrimi i detyrës publike” të të gjithë personave të sipërpërmendur.

Inceneratorët/ PD kallëzim penal në SPAK për Ramën,

Të fundit