Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Prokurorët Prençi dhe Kraja, mbrojtën Veliajn dhe Ramën

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Prokurorët Prençi

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka publikuar fakte të reja nga dosja e inceneratorëve.

Në faktet e bëra publike, Këlliçi deklaroi se dy prokurorët, Dritan Prençi dhe Arben Kraja, kanë fshehur fakte të rëndësishme duke u bërë mburojë për Erion Veliajn dhe Edi Ramën.

“Provat dhe faktet e mbledhura deri më tani nga prokurorët Dritan Prençi dhe Arben Kraja, tashmë i dorëhequr nga çështja, kanë fshehur akte shumë të rëndësishme dhe nuk kanë kryer hetime të thelluara, pasi në shkelje të ligjit, janë bërë mburojë, fillimisht për Erion Veliajn dhe më pas Edi Ramën.

Rrethanat e faktit dhe analiza e provave të vendimit të datës 7 dhjetor 2023 dhe janë kopi paste me vendimin e datës 28 korrik 2023.

Por nëse analizojmë vendimin e Arben Ahmetajt, konstatohet se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për këtë projekt, koncesion, nuk ka komunikuar vetëm me ministrinë e Mjedisit, por i është drejtuar edhe ministrisë së Financave dhe citojmë këtu nga fq 108 e vendimit: Me shkresën numër 26/57 të protokollit, datë 28 janar 2016, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është adresuar ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, me shkresën 1366/1, datë 4 shkurt, konkretisht ministri Shkëlqim Cani i është drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë, ku i shkruan se kërkesa e tij për koncesionin e mbetjeve nuk është e bazuar në ligj.

Në faqen 110 të relacionit për Arben Ahmetaj, prokurori Dumani rëndit se; me shkesën numër 8100, datë 11 mars 2016, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i ka dërguar ministrit të Financave Arben Ahmetaj, shkresën me lëndë, përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve urbane për qytetin e Tiranës.

Me shkresën 3787/1 datë 12.4. 2016 të nënshkruar nga ministri Arben Ahmetaj, drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, parashtron se kërkesa e autorizimit për mbështetje buxhetore nuk është paraqitur në zbatim të nenit 19 pika 3 e VKM me numër 575 e vitit 2013 dhe nuk është e shoqëruar me draft kontratën dhe pasqyrat financiare të dy viteve të mëparshme të Autoritetit Kontraktor.

Në përmbajtjen e studimit të fizibilitetit nuk rezulton të ketë një argumentim të qartë në lidhje me analizën e bërë për arritjen në konkluzion se koncesioni, PPP në këtë rast është procedurë me e favorshme se prokurorimi publik.

Njëkohësisht kërkojmë që për këtë propozim Bashkia e Tiranës të marrë opinionet edhe nga ministria e Mjedisit, ajo e Zhvillimit Urban dhe ministrisë së Transportit dhe infrastrukturës të cilat duhet ti përcjellë zyrtarisht bashkë me propozimin e ripunuar.

Në raportin e vitit 2019 dhe kjo është një nga gjetjet kryesore që është anashkaluar totalisht në vendimin e Gjykatës së Posaçme në dhjetorin e 2023.

Raport i KLSH i vitit 2019, për auditimin e Ministrisë së Financave, shkruhet shprehimisht; angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit. Ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të bashkisë Tiranë, që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në Këshill.

Pra ka tejkaluar dhe anashkaluar plotësisht këshillin bashkiak të Tiranës, duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore”, deklaroi Këlliçi.

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Prokurorët Prençi Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Prokurorët Prençi Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Prokurorët Prençi 

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Prokurorët Prençi Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Prokurorët Prençi Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Prokurorët Prençi

Të fundit