Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti me rusët në uzinën e Gramshit, Meta: Rama të reagojë për kërkesën për të ndaluar hyrjen e rusëve në vendin tonë

Incidenti me rusët në uzinën e Gramshit, Meta: Rama të

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar incidentin në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, ku dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen brenda, ndërsa ndaj tyre janë ngritur akuzat e spiunazhit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Meta kërkoi hetim të sulmit dhe ftoi kryeministrin Edi Rama  të reagojë lidhur me kërkesën e bërë për ndalimin e hyrjeve të shtetasve rusë dhe atyre bjellorusë derisa të ketë një qartësim të plotë të situatës.

Nga përvoja ime si ish-president çështja të Këshillit të Sigurimit nuk më ka funksionuar. Pas një mbledhje që kam bërë, ju e dini që pati vjedhje në mes të ditës. Por megjithatë kjo nuk është çështja ime, por problem është që ushtria jonë është në gjendje të rëndë dhe këtë e kam të provuar dhe faktuar.

Ushtria ende e ka të vështirë të thotë se cilat janë pronat dhe kapacitetet e saj. Unë kam denoncuar edhe në SPAK. Ushtria jonë është në gjendje problematike sa i takon bazës ajrore.

Ju kujtoj që niveli i arsimit ka rënë gjithnjë e më shumë. Ne sërish jemi krenar që jemi anëtar të NATO, përshëndesim edhe dy avionet B-52. Tani nga këto raste në uzinën e armëve duhet të reflektojmë dhe po ashtu me këtë rast ftojmë kryeministrin të reagojë për kërkesën për të ndaluar hyrjen e qytetarëve shtetasve rusë apo bjellorusë të aleatëve të tyre të paktën për aq kohë sa të ketë një zgjidhje.”, tha Meta.

 

Të fundit