Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti me Valterin, Blushi: Ishte e planifikuar, Veliaj mbante veshur jelek anti-plumb

Incidenti me Valterin, Blushi: Ishte e planifikuar, Veliaj mbante veshur jelek

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur në një konferencë për mediat pas incidentit të ndodhur dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Blushi u shpreh se e gjithë ngjarja ishte e inskenuar, pasi sipas tij Veliaj ishte paraqitur në seancë me jelek anti-plumb.

Ai deklaroi se në komisariat qëndroi për 5 orë pasi kryebashkiaku nuk dërgonte pamjet e dhunës.

“Ngjarja e djeshme ka qenë e planifikuar, ishte planifikuar të kishte gjakderdhje sipas burimeve policore. Në seancë Veliaj ka qenë i veshur me anti-plumb dhe në sallë kanë qenë persona të armatosur dhe civilë, kjo ishte arsyeja që unë kërkoja fjalën.

Në komisariat u mbajta peng 5 orë sepse Veliaj nuk dërgon pamjet e dhunës çfarë ka ndodhur në sallë. Ka qenë gjithçka një inskenim për t’i mbyllur gojën opozitës”, u shpreh ai.

Të fundit