Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti në selinë e PD, Alibeaj-Harxhi debat në studio: Basha po emeton konfliktin në shkallët e tjera

Incidenti në selinë e PD, Alibeaj-Harxhi debat në studio: Basha

Incidenti i ndodhur sot në selinë e PD mes dy militanteve të Partisë Demokratike dhe anëtareve të LDG-së ka shkaktuar debat mes deputetit të PD Enkelejd Alibeaj dhe ish kandidate për kryetare të PD, Edith Harxhi.

Gjatë debatit në Open, ish ministrja e jashtme tha se e njihte militanten e Partisë Demokratike, e cila kishte përdorur edhe një fjalor të turpshëm kundrejt saj!

Konfliktualiteti s’mund të lindi mes nesh por po ndodh me njerëz që janë paautorizuar të rrinë aty, nuk shoh konflikualitet nga ana jonë që kemi hyrë në seli këto ditë”, thotë më tej Harxhi.

“Unë isha bashkë me zonjat e tjera për një takim shumë të thjeshtë për të ndarë detyrat për referendumin e datës 18. Më doli një zonjë përpara që unë e njoh, e cila pati një fjalor tejet të turpshëm, që nuk nderon asnjë nga ne këtu dhe anëtarë që janë në selinë e PD.

Basha po emeton konfliktin në shkallët e tjera. Të shkosh paqësisht pa asnjë qëllim të keq, të provosh të hapësh derën, ose të shkosh për qefin tënd dhe të ballafaqohesh me këto është e turpshme. Konfliktualiteti s’mund të lindi mes nesh por po ndodh me njerëz që janë pautorizuar të rrinë aty, nuk shoh konflikualitet nga ana jonë që kemi hyrë në seli këto ditë”, tha Harxhi.

Alibeaj, nën kryetar i Partisë Demokratike, tha se nuk ndihej mirë që iu desh të shihte të tilla situata, ndërsa thotë se ju takon të gjithë anëtarëve të kësaj partie të parandalojnë të tilla ngjarje.

 “Nuk ndihem mirë nga të tilla situatë dhe na takon ne pjesa elitare e PD që të mos lejojmë që të ndodhin, t’i kishim parandaluar që më 9 shtator në atë mbledhje që patëm, detyra e të gjithëve ne do ishte për ta zvogëluar lëndimin që mos të të ndodhte. Mos e shifni katër zonja, keqkuptim ose jo, por e shohim kështu: Marrëdhënia mes pjesës elitare militantëve. Të dyja zonjat i njoh, edhe Dritën edhe Violitën, të tregoj historitë e tyre. Drita ka kaq shumë kohë militante e PD, sa herë e thërrasim ne në fushata dhe protesta është e para që vjen. Edhe Violetën e ka nxjerr me pa të drejtë në 2015 Veliaj me shkelma. Militantët që i përdorim në fushata i krijojmë këtë keqkuptim të madh. PD është e të gjithëve, ata janë demokratë dhe e kanë shtëpinë e tyre te PD”, u shpreh Alibeaj.

Të fundit