Flash News

Ditari i Opozitës

Indeksimi i pensioneve, Vasili: Qeveri ‘dorështrënguar’ nuk ke turp që ke shpenzuar miliarda?

Indeksimi i pensioneve, Vasili: Qeveri ‘dorështrënguar’

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka folur për indeksimin e pensioneve nga foltorja e Kuvendit, gjatë seancës së të enjtes së 21 Shtatorit.

Vasili kërkoi të dijë nga qeveria se në kohën kur një pensionist merr më pak se 100 dollarë në muaj, si është e mundur të sigurojë minimumin jetik.

Ka ca shifra që janë të pakapërcyeshme. Kemi mbi 52 përqind të pensionistëve në fshat që marrin më pak se 100 dollarë në muaj. A ka qeveria mundësi t’i shpjegojë që këtij kryeministri se si mund të jetojë me 100 dollarë në muaj? Është e pamundur të sigurohet mbijetesa biologjike.

E njëjta gjë është edhe në qytet, rreth 90 përqind e pensionistëve janë në kufirin jetik. A dinë ta shpjegojnë këta se si jetojnë këta njerëz, para se të flasin për atë indeksimin 8 përqind?

Po ti moj qeveri e dashur që je kaq dorështrënguar, nuk ke turp që ke shpenzuar miliarda, që vidhen dhe provohen që janë vjedhur. Këto para do ishin një kontribut për mbijetesën e mijëra pensionistëve”, tha Vasili.

Të fundit