Flash News

Ditari i Opozitës

Investitori strategjik/ Boçi: Xhaçka të japë dorëheqjen, është në shkelje të ligjit

Investitori strategjik/ Boçi: Xhaçka të japë

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, kërkoi nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka që të japë dorëheqjen pasi me statusin e investitorit strategjik që bashkëshorti i saj fitoi, është në shkelje të ligjit me postin që mban.

Boçi sqaroi në studion e MCN Tv, se përfshirja e Xhaçkës dhe familjarëve të saj në asete publike ndalohet me ligj teksa listoi edhe raste të tjera të ngjashme me ish-ministra të qeverisë. Boçi tha se qëllimi i qeverisë është të pasurojë vetveten dhe nuk është e fokusuar te qytetarët.

“Është i dukshëm implikimi i ministres Xhaçka në asetet publike gjë që pengohet nga ligji që ndalohet të përfitojnë ajo dhe familjarët e tyre nga tenderimet e investime apo shfrytëzimin e territoreve publike. Nëse interpretojmë ligjin, Xhaçka duhet të dorëzojë mandatin se është në shkelje të ligjit në funksion të postit që mban. Raste të tjera të ngjashme ka si Kokëdhima, Beqaj dhe ky është një rast tjetër që dëshmon se kjo qeverisje ka në synim pasurinë e vetvetes dhe nuk e ka vëmendjen as te qytetari as te gjendja e tij ekonomike, sociale e tyre.

Mendoj se Xhaçka ishte e qartë në shkeljen e ligjit jo në mbrojtje të akuzës, por u mundua ta modifikojë sikur kishte ndodhur një gjë e vogël dhe se ajo po kërkon të penalizohet për shkak të disa çadrave të vendosura në bregdet, por kjo nuk ka të bëjë me vendosjen e disa çadrave, por shfrytëzimin e bregdetit. Investitori strategjik janë investime të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit dhe ajo që ka ndodhur është qartësia e shkeljes së ligjit dhe në raport me këtë shkelje do pres që Xhaçka të japë dorëheqjen. Ky nuk është rasti i parë, në media kanë qarkulluar shumë akuza dhe për ministra të tjerë, këto akuza janë pjesë e luftës politike”, tha Boçi.

Të fundit