Flash News

Ditari i Opozitës

Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja e Metës, refuzohet nga kreu i GJKKO-së

Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja e Metës,

Sot në GJKKO shqyrtohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Raportohet se gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga çështja Meta por i është refuzuar nga kryetari i GJKKO Erion Bani.

Meta nuk ishte i pranishëm në seancë. Kujtojmë që Irena Gjoka rezulton e dënuar më parë dhe ka pasur dhe dosje te tjera ndaj eksponenteve të opozitës.

Irena Gjoka është një prej gjyqtareve më të atakuara nga opozita, pasi ajo ka qenë edhe gjyqtarja në vlerësimet e masave të sigurisë për dosjen e Berishës, si dhe të ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Ajo e la Berishën për rreth një vit në masën e “arrestit në shtëpi”, ndërsa dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në “arrest me burg”, por që iu ndryshua masa nga Apeli. Ndërkohë, edhe Fredi Belerin e la në burg, duke mos e lejuar të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Të fundit