Flash News

Ditari i Opozitës

Ironizoi Komisionin e Vlerësimit, PD i përgjigjet Ramës: Je i frikësuar nga 25 prilli, deputetët e PS i zgjedh Niçja i Shijakut nga burgu

Ironizoi Komisionin e Vlerësimit, PD i përgjigjet Ramës: Je i

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi Komisionin e Vlerësimit, duke e cilësuar si strukturë false dhe e kthyer në hajgare.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi iu përgjigj Ramës me një video, ku kishte renditur të gjithë ish-deputetë dhe figura të PS të larguar pas ligjit të dekriminalizimit dhe thotë se Rama është i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.

Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Të fundit