Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon votimin e kandidatëve për deputetë në PD: Komisioni ta jep, Saliu s’ta le

Rama ironizon votimin e kandidatëve për deputetë në PD:

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar procesin e votimit të kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, të iniciuar nga Komisioni i Vlerësimit.

Duke folur nga Kukësi, në sajë të nismës ‘deputeti që duam’, Rama tha se komisioni i Lulit siç e cilëson ai, u ktye në hajgare.

Sipas tij, nuk kishte dëgjuar që anëtarësia do votojë për kandidatura që nuk i do.

Nuk bëjmë komisione sic bëri Luli, që tani janë kthyer në hajgare. Komisioni ta jep, Saliu s’ta le, komisioni thotë duhet të iki edhe Saliu, Saliu thotë s’më lëviz kush mua. Ne s’bëjmë nga këto, aq më tepër nga ato votime, hajde votoni kë s’doni, se kisha dëgjuar ndonjëherë.

Nuk kemi asgjë për të fshehur dhe për të bërë sikur. Kandidaturat do i vlerësojë PS, nuk do ngremë struktura false, por do kemi një grup vlerësimi në emër të PS dhe urdhëroni”, deklaroi Rama.

Të fundit