Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-deputeti i PD: Bashkimi i opozitës nxori në dritë tmerrin e qeverisë

Ish-deputeti i PD: Bashkimi i opozitës nxori në dritë tmerrin e

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu e ka cilësuar mbledhjen e djeshme të 43 deputetëve të PD si fitoren e së nesërme.

Në një postim në Facebook, Balliu shkruan se bashkimi i opozitës nxori në dritë tmerrin e qeverisë.

“Bashkimi i Opozitës nxorri në dritë tmerrin e qeverisë,bashkimi i sotem garanton fitoren e se nesermes.

Nga momenti i publikimit të forografisë të bashkimit opozitar, mediat qeveritare u sulen ne panik,si qen të terrbuar. Shpejt sulmojini se u bashkuan’! Ky ishte urdheri i Ramës.Pse kjo dhune orale majtiste ndaj bashkimit?Sepse Bashkimi i sotem garanton fitoren e se nesërmes”, shkruan Balliu.

 

Të fundit