Flash News

Ditari i Opozitës

“Ishte hipokrit”, Bardhi zbardh debatin me Bashën në Kuvend

“Ishte hipokrit”, Bardhi zbardh debatin me Bashën në

Deputeti Gazment Bardhi ka treguar se pse debatoi me Lulzim Bashën në seancën e shkuar.

Bardhi tha për News 24 se në fillim komunikimi ishte normal, por më pas u tensionua pas deklaratës së kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Bardhi tha se kur Nikolla lajmëroi se Basha ishte kryetar i PD, shtypi butonin për të folur. Mirëpo, në këtë moment Basha i tha Bardhit që të mos bëjë sherr.

Bardhi: Nuk ndihem krenar për debatin dhe pse në nisje komunikimi ishte normal. U përshëndetëm, ishte normal, më pas kreu një veprim që ishte hipokrit, i panevojshëm që solli atë veprim timin. Nuk jam krenar nuk duhet të ndodhë ky debat. Ai e di që kur unë vërej që dikush është i pavërtetë kam një reagim emocional. Ajo që ndodhi ishte se kur kryetarja po lexonte letrën të Bashës, nuk bëra komunikim thjesht shtypa butonin për të folur, ai më tha nuk ka nevojë që të bëjmë sherr, dil e fol si kryetar grupi. Ky është hipokrizi, se në letër tha se do ishte kryetar grupi.

 

Të fundit