Flash News

Ditari i Opozitës

Iu bashkuan Berishës në 11 dhjetor, Basha zëvendëson Edi Palokën dhe 4 sekretarët e shkarkuar

Iu bashkuan Berishës në 11 dhjetor, Basha zëvendëson Edi

Zbardhen emrat e anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve, mes tyre dhe Edi Paloka, të cilët u shkarkuan pak ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Kështu, kryetare e Këshillit Kombëtar do të jetë Arta Sakja, e cila zëvendëson Edi Palokën, i cili u shkarkua nga kjo detyrë më 12 dhjetor me vendim të mbledhjes së Kryesisë, pasi mori pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Disa ditë më parë, anëtarët e Këshillit Kombëtar votuan pro shkarkimit të sekretarëve, Ervin Minarollit, Ivi Kasos, Belind Këlliçit dhe Ledina Mandia, të cilët në mbledhjen e sotme u bë zëvendësimi i tyre.

Emrat që i zëvendësojnë:

Arta Sakja kryetare e Këshillit Kombëtar të PD, në vend të Edi Palokës

Kreshnik Collaku, sekretar për emigracionin

Indrit Sefa Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Roland Bejko Sekretar për pushtetin Vendor
Flamur Hoxha Sekretar Organizativ
Propozimi për anëtarë të kryesisë: Elidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.

Anëtarët e Kryesisë janë vendosur në bazë të numrit të votave që morën në votimin e Kryesisë së re

Të fundit