Flash News

Ditari i Opozitës

Ivi Kaso: Nuk është pranuar nga gjykata asnjë ankim për vendimin që njeh 11 dhjetorin

Ivi Kaso: Nuk është pranuar nga gjykata asnjë ankim për

 Ivi Kasos, përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit njofton se Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar zyrtarisht ende asnjë ankimim ndaj vendimit të 25 marsit që njeh statutin e 11 dhjetorit.

Në një reagim, Kaso sqaron se njoftimi i sotëm i gjykatës vetëm bën me dije se është në pritje të vendimit, nëse ky është ankim sipas ligjit.

“Për të gjithë ata që janë shqetësuar nga njoftimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, sqaroj se nuk është pranuar asnjë ankim ndaj vendimit që njeh Kuvendin dhe Statutin e 11 Dhjetorit! 

Njoftimi i sotëm i gjykatës vetëm SQARON se ky ende është në pritje të vendimit, nëse ky është ankim sipas ligjit apo sipas qejfit të disave!

NUK ËSHTË PRANUAR PËR SHQYRTIM ENDE ASNJË ANKIM. Praktikisht askush s'ka vendosur akoma nëse vendimi i 25 Marsit ka ankim apo jo.

Përpjekja nëpërmjet marifeteve proceduriale apo zvarritjeve, nga ata që refuzuan t'i shihnin firmat  e delegateve të Kuvendit te Demokratëve si në seli ashtu edhe në gjykatë, nuk mund të pengojë çertifikimin ligjor të vullnetit të tyre!”, sqaron Kaso.

Të fundit