Flash News

Ditari i Opozitës

"Jam e lënduar nga PD"/ Strazimiri Ironizon fjalimin e "Diellës": Në ç’formë t’i kërkojë opozita ndjesë!

"Jam e lënduar nga PD"/ Strazimiri Ironizon fjalimin e

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka komentuar sencën e sotme plenare në Kuvend e cila zgjati 25 minuta dhe u shoqërua me tensione. 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Strazimiri shkruan se seanca më e rëndësishme parlamentare e legjislaturës, ajo në të cilën qeveria supozohej të bindë përfaqësuesit e popullit që t'i japin votëbesimin, zgjati ekzaktësisht sa hiri në një cigare të sapondezur.

Strazimiri ndalet më tej te fjalimi i "Diellës", e cila u shpreh përmes monitorit, se ndjehet e lënduar nga PD. Me nota ironie deputeti demokrat thotë se në ç'formë t'i kërkojë opozita ndjesë ministres virutale. 

Postimi i plotë i Strazimirit:

Seanca më e rëndësishme parlamentare e legjislaturës, ajo në të cilën qeveria supozohej të bindë përfaqësuesit e popullit që t'i japin votëbesimin, zgjati ekzaktësisht sa hiri në këtë cigare të sapondezur.

Ndodhi në prezencën e ndritshme të përfaqësuesve të ndritshëm të botës së lirë, të atyre që presim të na vlerësojnë nivelin e funksionimit të institucioneve demokratike, meqë jemi edhe gati për të hyrë në BE.

Arsyeja ishte se, pa nisur ende seanca, pa folur ende asnjë deputet, "Diella" njoftoi se "ndjehej e lënduar" nga ... opozita...(?!)

Mezi po pres reagimin e të ndritçmit trup diplomatik të akredituar në Tiranë në lidhje me atë ç'ka ndodhi!

 Në ç'formë duhet t'i kërkojë ndjesë opozita "Diellës", që të meritojë të quhet opozitë "konstruktive", "bashkëpunuese", "integruese", e ç'është më e rëndësishmja, që ndjesa të quhet vërtetë e ndjerë...?!

Të fundit