Flash News

Ditari i Opozitës

“Janë të mundur”, PD i përgjigjet Ramës: U lodh kot deri tek plehrat, e kishte më afër burgun

“Janë të mundur”, PD i përgjigjet Ramës: U lodh

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili nga Durrësi tha se opozita është e mundur dhe e degraduar në zgjedhjet e 25 prillit.

Bardhi shkruan se tek fusha e plehrave, Rama përsëriti të njëjtat gënjeshtra për PD, Lulzim Bashën, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga PD dhe për Opozitën e Bashkuar.

“Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.

Nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve që në 2 mandate mbeten vetëm në 3D, ndërkohë që nuk ka më propagandë që fsheh krimin dhe korrupsionin e Qeverisë së Dështimit. Vetëm me fjalë, tallje, fyrje dhe mashtrime nuk zgjidhen dot hallet e shtuara të qytetarëve shqiptarë.

U lodh kot deri tek plehrat, duke fyer dhe keqpërdorur socialistët e ndershëm, për gjoja përzgjedhjen 3D të kandidatëve për deputetë. E kishte më afër burgun, për të bërë atë që ka 8 vite që bën, përzgjedhjen e kandidatëve me krimin e organizuar”, shkruan Bardhi.

Të fundit