Flash News

Ditari i Opozitës

"Jemi në diktaturë'/ Paloka: Me Ramën nuk ka zgjedhje!

"Jemi në diktaturë'/ Paloka: Me Ramën nuk ka zgjedhje!

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar pasditen e sotme zhvillimet më të fundit politike në vend. 

I ftuar në Syri TV, Paloka u shpreh se vendi yne ndodhet në diktaturë dhe se kryeministri Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet. 

Sipas Palokës me kryeministrin Rama në krye nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Edi Paloka: Qëndrimet e mia kanë qenë publike gjithnjë, edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve, besoj hyj tek njerëzit që janë për qëndrime radikale. Por, pikërisht për këtë çështje që ju po thoni, është...e shpjegoi zoti Berisha me detaje sot dhe është një shpjegim i drejtë. Thash që, pavarësisht se unë kam qenë nga njerëzit që ka këmbëngulur për dorëzimin dhe djegien e mandateve dikur. Gjë e cila pastaj u kritikua, u sulmua ashpërsisht, madje na thanë ‘ju i shitët mandatet tek Edi Rama’. Dhe për fat të keq, po këta njerëz sot thonë ‘ju duhet të digjni mandatet, me gjithë eksperiencën negative që patëm në rastin e parë.

Thash që isha nga luftëtarët e parë, madje edhe për të mos hyrë në zgjedhjet lokale, sigurisht nuk isha që ditën e zgjedhjeve ne të merrnim darjet dhe të fillonim ti këndonim Edi Ramës. Një tjetër vendim kishim atë kohë. Një vendim që disa degë e zbatuan, por çuditërisht me porosi të kryetarit të atëhershëm, shumica e degëve anuloi vendimin që ne kishim marrë.

Ua kujtova këtë për thënë që kam qenë për vendime radikale dhe jam gjithmonë për qëndrime radikale në një diktaturë siç jemi sot, sepse ne jemi në diktaturë. Këtë e kam thënë para zgjedhjeve, vite me radhë. Me Ramën nuk ka zgjedhje. E kam thënë dhe stërthënë dhe jo vetëm unë, dhe duke thënë gjithë këto dalim edhe tek përgjigjja që thash unë. Pra, të njëjtët njerëz që dje na akuzonin që shitëm mandatet tek Rama dhe lamë korporatat në parlament, sot për fat të keq...

Të fundit