Flash News

Ditari i Opozitës

“Jeni nervoze”, Bejko-Harxhi përplasen në studio: Unë s’jam ajo, nuk i kemi ato konfidenca        

“Jeni nervoze”, Bejko-Harxhi përplasen në studio: Unë

Ish ministrja e Jashtme dhe anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Roland Bejko kanë debatuar me njëri tjetrin në emisionin Politiko në Top News, ndërsa sonte po diskutohet mbi zhvillimet që priten nesër në PD, Kuvendi Kombëtar i PD dhe referendumi i kërkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Teksa përplasja nisi për legjitimitetin e kuvendit të Berishës, Harxhi ka kërkuar me tonë të larta që Bejko të mos i drejtohej më me “ti” dhe të ruante normat e komunikimit politik.

Pjesë nga debati:

Edit Harxhi: E para mos më fol me “ty”, unë po ju drejtohem me ju…unë s’jam ajo

Roland Bejko: Unë do vazhdoj me ti dhe ajo, sepse i kemi ato konfidenca me ty

Edit Harxhi: Jo ato konfidenca nuk i kemi bashkë, sa të më drejtohesh me ti dhe ajo. Të lutem unë jam duke ruajtur komunikim politik

Bejko: Jeni nervoze

Harxhi: Ngarkesën e keni ju, s’mund të jeni kurrë si Basha

Bejko: Ju për partinë, Berisha për vete

Harxhi : Ai është kryetar i shkarkuar , nesër përfundon saga Lulzim Basha  

Bejko : Kur ta nxjerrë gjykata , nuk kishte transparencë, i bëtë njerëzit komunarë

Harxhi: Kanë qenë delegatë që keni zgjedhur ju

Bejko: Doni kryetar të izoluar nga ndërkombëtarët, juve nuk ju falet të rrini pas Berishës

Harxhi: Partia nuk është kryetar.

Të fundit