Flash News

Ditari i Opozitës

Jo djali i Belerit, një shqiptaro-amerikan caktohet kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës

Jo djali i Belerit, një shqiptaro-amerikan caktohet kandidati i

Opozita nuk do të kandidojë për bashkine e Himares me djalin e Fredi Belerit, sic eshte perfolur deri me tani. 

Në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, duket se kandidat i PD pritet që të jetë Petro Gjikuria. Ai njihet si një shqiptaro-amerikan, i cili është edhe sipërmarrës i madh në Dhërmi.

Ai gjithashtu ka një biznes në Amerikë dhe është pjesë e Federatës panepiriote greke.

Një ditë më parë Vangjel Dule kreu i PBDNJ-së i shkoi në zyre sekretarit të përgjithshëm të PD Flamur Noka për të diskutuar mbi emrat e mundshëm për garën 4 gushtit.

Pritet që nesër Dule të dalë në konferencë dhe të  zyrtarizojë kandidatin e opozitës për bashkinë e Himarës.

Partia Socialiste bëri zyrtare të hënën kandidatin e saj për bashkinë Himarë, prefektin e qarkut Vlorë, Vangjel Tavo, pasi presidenti shpalli zgjedhjet e pjesshme vendore më 4 gusht. 

Zgjedhjet e reja u shpallën nga presidenti Bajram Begaj brenda pak orëve pasi Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi vendosi të premten ndërprerjen e mandatit të kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit 2023, Fredi Beleri.

Beleri, një kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor.

Ai nuk e ushtroi asnjë ditë detyrën e kryetarit dhe të hënën ai ka ankimuar dekretin e presidentit për zgjedhjet e pjesshme, me një kërkesë për pezullim drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës me argumentin se është “në kundërshtim flagrant” me procedurat e Kodit Zgjedhor.

 

Të fundit