Flash News

Ditari i Opozitës

Jo vetëm audiencën, Berisha “i rrëmbeu” Bashës edhe katër deputetë

Jo vetëm audiencën, Berisha “i rrëmbeu” Bashës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur nga Tirana aksionin e tij kundër vendimit të Lulzim Bashës, që e përjashtoi nga Grupi Parlamentar.

Krahas militanteve dhe demokratëve të shumtë, të pranishëm ishin edhe katër deputetë të kuvendit. Bëhet fjalë për deputetët Tritan Shehu, Edi Paloka, Isuf Cela dhe Flamur Noka. Këta të fundit lanë seancën parlamentare dhe iu bashkuan nismës së Berishës, madje në kohën kur fjalën në Kuvend e mori kreu i PD, Lulzim Basha.

Po ashtu, në takim Berisha u mbështet nga ish Presidenti Bujar Nishani, ish-sekretari për cështjet ligjore Clirim Gjata, ish deputetët Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Aldo Bumci, Astrit Veliaj, Anton Frroku, Keltis Kruja, Albnia Deda, Liljana Elmazi si edhe Arbjola Halimi.

Ndërkohë, një vëzhgim i thjeshtë në Facebook i Politiko.al dëshmon se ‘zgjedhjet’ e 16 shtatorit, në rrjetet sociale të paktën, i ka fituar ish-kryeminsitri Berisha. Në një garë kokë më kokë me Ramën dhe Bashën, ai nga hotel Rogner dhe dy të tjerët nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, ish-kryeministri ka tërhequr më shumë audiencë.

 

Të fundit