All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

DITARI POLITIK

‘Pakt’ Basha-Rama për të debatuar në Kuvend në ora 18 për të sfumuar Berishën?

All - Paragraf - 1

‘Pakt’ Basha-Rama për të debatuar në Kuvend në

Seanca e pasdites së sotme të Kuvendnit të Shqipërisë ka qenë ndër më të çuditshmet. Grupi demokrat ka ngulmuar për shtyrje të seancës derisa të merrej një vendim përfundimtar. Edhe pse kryeparlametarja Nikolla u dha 15 minuta kohë, demokratët me anë të Alfred Rushajt, Ervin Salianjit, Luçiano Boçit dhe Orjola Pampurit kanë këmbëngulur për më shumë kohë (ose për të blerë kohë) për të marrë një vendim. Vendimi lidhej me vazhdimin e seancës ose jo nga demokratë në kushtet kur kryeministri Rama dukej se do të mungonte. Nikolla ka lajmëruar se Rama do të jetë në seancë pas një ore, pra në orën 5 dhe punimet kanë vijuar edhe pse Rama është vonuar, gjë që ka sjellë reagimin e demokratëve.

All - Paragraf - 3

Rastësisht (ose jo) ardhja e Ramës dhe dy fjalimet kryesore të seancës, i kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike kanë qëlluar rreth orës 18, kohë kur edhe ish-kryeministri Berisha po fillonte turin e takimeve të emëruar ‘Foltorja’ në hotel Rogner.

A ka qenë ky një ‘pakt’ për të sfumar mediatikisht takimin e Berishës duke ofruar në të njëjtën kohë një ‘përplasje titanësh’ Rama-Basha? Nuk dihet, por edhe në qoftë kështu, Berisha ia ka dalë t’i mposhtë të dy, duke qenë se ka arritur të tërheqë më shumë audiencë, të paktën në rrjetet sociale.

Të fundit