Flash News

Ditari i Opozitës

Jo vetëm dyer të blinduara, Basha tjetër strategji për të penguar protestuesit në oborrin e selisë së PD

Jo vetëm dyer të blinduara, Basha tjetër strategji për

Ndërsa pritet të nisë protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në orën 12.00, zbardhet një tjetër strategji e kryedemokratit Lulzim Basha për të penguar grumbullimin e pjesëmarrësve në oborrin e selisë së PD.

Siç duket edhe nga foto, në oborrin e selisë blu janë parkuar dhjetëra makina, ndryshe nga herët e tjera, ku nuk ky veprim nuk është lejuar.

Kujtojmë se Basha ka mbërritur herët sot në zyrën e tij ndërsa një orë para protestes do të mbledhë në selinë e PD Kolegjin e Kryetarëve, ku do të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit.

Pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve, Basha do të mbledhë edhe Kryesinë për të miratuar programin e diskutuar nga Kolegji.

Të fundit