Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Nga Oerd Bylykbashi
Shprehja në titull është përgjigja e Benjamin Franklin, një prej Etërve Themelues të ShBA, kur një zonjë e pyeti atë ndërsa dilte më 18 shtator 1787 nga ndërtesa ku sapo ishte mbyllur mbrëmja e fundit e punimeve të Konventës Kushtetuese në Filadelfia dhe u miratua Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pyetja e zonjës, që shprehte padurim dhe shpresë ishte: “Doktor, çfarë kemi, republikë apo monarki?”
“Ju dhamë një republikë, nëse mundeni ta mbani.”
Kjo fjali, që në shtetformim ka fuqinë dhe energjinë që çliron një fision nuklear, më vjen sot ndërmend ndërsa përkujtoj 33 vjetorin e themelimit të PD-së si gjenezë e pluralizmit politik, demokracisë dhe lirisë individuale. Por po aq më ringjall emocionet që provova para Kuvendit madhështor të 11 dhjetorit 2021 ndërsa prezantoja “Statutin 11 dhjetorit” të PD-së, parimet që ai Statut vendosi; fuqizimin e organeve kolegjiale, ndarjen dhe balancimin e pushteteve, votën e fshehtë e të lirë si vendim-marrje por edhe si mekanizëm kohezioni, koherencën e parimeve dhe pluralizmin e mendimit që siguron gjithëpërfshirje. Mision që duhet përmbushur.
Më vjen ndërmend ajo sentencë e Benjamin Franklin sot, kur vota është e lirë si çmim në para por jo si liri që nuk ka çmim. Nuk është e fshehtë dhe as e barabartë. Mund të votosh por jo të zgjedhësh sepse pushteti dhe mbipushteti caktojnë kë mund të votosh, sepse nuk mund të garosh që të të zgjedhin me emrin dhe identitetin që vendosin ata mijëra antarë që formojnë një parti, ngaqë vendos pushteti dhe mbipushteti kush duhet votuar, me justifikimin se ata janë shumica.
Nuk është e vështirë të gjesh dallimin e “Demokracisë” nga “Republika Demokratike”. Nuk janë e njëjta gjë. Në demokraci vendos shumica dhe pakica duhet të pranojë vendimin. Kjo ndodhte në Athinën antike, por nuk vlen më sot, është krejt e pamjaftueshme.
Dallimin thelbësor të Republikës Demokratike nga Demokracia si “pushtet i shumicës”, përveç votës së lirë e të fshehtë, e bëjnë të drejtat individuale dhe të minorancës që janë më të forta se e vota e shumicës sidhe rregullat e shkruara, të bashkëpranuara dhe të bashkëndara demokratikisht, por edhe të zbatuara.
Quaji Kushtetutë apo Statut, ato rregulla vendosin parime, rregulla, institucione që përfaqësojnë ata që votojnë e zgjedhin, ndajnë dhe balancojnë pushtet.
Janë rregulla që vlejnë për çdo organizim demoktatik; shtet, degë pushteti, parti, apo organizatë fitimprurëse ose jo.
Antikiteti na ka dhënë dy lloje ndërtesash që simbolizojnë pushtetin: Piramidën e Keopsit dhe Ndërtesën e Senatit të Republikës romake, me kolona madhështore që mbajnë e shpërndajnë peshën e ndërtesës në harmoni.
Pushteti i shumicës mund të degradojë brenda një brezi në pushtetin e Njëshit që kontrollon shumicën. Ky është momenti kur pushteti kthehet në piramidë ku gurët më sipër shtypin ata më poshtë, ku forca shpërndahet nga lart poshtë dhe e gjithë ngrehina, edhe pse përbëhet nga dhjetëramijë gurë me formë të njëjtë paralelopipedi, ka formen e gurit më të vogël por që ndodhet në majë; Piramidë.
Energjia dhe forcat që prodhon ajo shprehje e famshme e Benjamin Franklin, mbajnë në këmbë këtë ngrehinë të jashtëzakonshme të Republikës ku pushtetet janë të ndara si kollanat e një ndërtese, por që bashkohen, balancojnë dhe ekuilibrojnë forcat me njëra-tjetrën nëpëmjet traversave që i lidhin. Fundja kjo ndarje dhe balancim forcash e rolesh ka bërë që njerëzit të ndërtojnë ndërtesa shumë herë më të mëdha, të larta e funksionale për shumë njerëz njëherazi, sesa modeli i piramidës ku Njëshi vlen më shumë se shumica.
Senati i Republikës romake zgjidhej nga qytetarët. Po ashtu edhe Asambeja revolucionare franceze. Të dy na kanë dhënë shembuj ndarjeje dhe balancimi pushteti.
Senati zgjidhte dy konsuj për një afat të caktuar, që shte funksioni më i lartë në Republikë. Të dy komandonin ushtrinë së bashku dhe jo veç e veç. Kur mbaronin mandatin largoheshin nga posti e zgjidheshin konsuj të tjerë. Edhe në rastet kur Senati, në kushte urgjence e nevoje, zgjidhte një Diktator (po po, e zgjidhte për një afat jo më të gjatë se 6 muaj) ky i fundit, në fund të detyrës ia dorëzonte pushtetin Senatit. I tillë qe Cincinati i moshuar. Të dy konsujt ishin të rrethuar larg Romës dhe ajo rrezikohej. Senati e zgjodhi Cincinatin Diktator ndërsa po punonte në tokat e tij. Mori detyrën, theu armiqtë dhe liroi dy konsujt nga rrethimi, ia ridorëzoi pushtetin Senatit dhe konsujve dhe iu rikthye punimit të tokës.
Asambleja franceze e dalë nga revolucioni kishte zgjedhur Direktoratin me pesë direktorë që bashkëqeverisnin. Askush nuk ishte më i fuqishëm se tjetri. Këtë thoshte kushtetuta.
Por si Senati i Republikës romake, edhe Asambleja revolucionare franceze kanë dy momente të errëta finale.
Jul Çezari dërgoi gjenaralin e tij më të mirë Mark Antonin me legjionarët e tij që hynë në Senat dhe imponuan vullnetin e Çezarit mbi Senatin. Çezari u zgjodh Diktator i Përjetshëm. Edhe pse senatorët e vranë më pas Çezarin, atë ditë vdiq Republika dhe vendin e tij e zuri nipi i tij, Oktavian Augusti që u shpall Perandori i Parë romak.
Napoleoni dërgoi në Asamble gjenaralin e tij më të mirë, Myratin me ushtarë, u shpërnda Direktorati kolegjial dhe Napoleoni u zgjodh Konsull i Parë nën frikën e bajonetave. Atë ditë vdiq Republika e parë franceze. Më pas Napoleoni organizoi plebishit popullor dhe u zgjodh Perandor.
Dy leksione të hidhura këto, që t’i sjell ndër mend fotoja e tre mbledhjeve të fundit të parlamentit, ku Garda e Kryeministrit Rama është e rreshtuar brenda në sallën e Kuvendit në numër më të madh se deputetët e Opozitës.
Në fillim Njëshi i pushtetit, Rama, dobësoi parlamentin, më pas dërrmoi zgjedhjet, fragmentoi opozitën, i hoqi të drejtën ta kontrollojë me komisione hetimore dhe më 14 dhjetor 2023 miraton rregullin për përjashtim të deputetëve të opozitës për dy muaj nëse kërkojnë themelin e Republikës: zbatimin e Kushtetutës dhe respektimin e të drejtave të opozitës.
Që aty nuk e ka të vështirë të emërojë opozitën, t’i marrë edhe votën opozitës së emëruar që të ndryshojë kushtetutën me 93 vota, ta kthejë Republikën Parlamentare në Republikë Presidenciale dhe me sistemin e patronazhistëve të zgjidhet me plebishit “popullor” President i gjithëpushtetshëm, si Vuçiç. Nuk e ka të vështirë të gjejë një Brnabiç si kryeministër, qoftë edhe nga opozita e emëruar, si llustër demokratike bashkëqeverisjes sipas modelit të natës së 17 majit 2017.
Forca e Republikës qëndron tek Kushtetuta që garanton votën e lirë e të fshehtë, të drejtat e individit dhe ndarjen dhe balancimin e pushtetit.
Forca e Kushtetutës qëndron tek zbatimi dhe jo tek ndryshimi. Është e lehtë për Njëshin të gjejë shumicën për ta ndryshuar statutin themelor të përbashkët, por është shumë më e vështirë ta zbatosh atë dhe respektosh në mirëbesim parimet e saj.
Sot më 11 dhjetor 2023, kemi përshkuar për fat të keq disa rrathë të mbyllur duke rimarrë rrugës ato të këqija që i kishim hedhur tutje. Por më e keqja është se në 33 vjet nga rrëzimi i Njëshit, e keqja, pushteti i Njëshit është rikthyer.
Më 11 dhjetor 1990, studentët u ngritën se kishin si ëndërr që fëmijët e tyre të mos jetonin nën pushtetin e Njëshit. Një brez më pas, fëmijët e atyre studentëve, më 11 dhjetor 2023 largohen nga vendi se nuk duan të jetojnë nën pushtetin e Njëshit. “Liria mund të shuhet brenda një brezi” paralajmëroi Presidenti Regan. Ky është mësimi tjetë i hidhur i historisë këtë 11 dhjetor.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10