Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka përçmim për qytetarin”, Berisha: Rama u premtoi shqiptarëve rrogën e 13, iu mori edhe të 12-tën

“Ka përçmim për qytetarin”, Berisha: Rama u premtoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi në Dropull kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Thanas Maneka.

Nga Dropulli, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë Rama kur tha se Tepelenën e gjeti ashtu sikurse e la me projekt të papërfunduar për furnizimin me ujë të pijshëm. Berisha u shpreh se Rama po tërheq punëtorë nga India dhe Sri Lanka, duke treguar përçmim për qytetarët e Shqipërisë.

Kryedemokrati tha se Rama, njeriu që iu premtoi shqiptarëve rrogën e 13-të, iu mori edhe të 12-tën. Berisha shtoi se legalizimet janë shndërruar në sistemin më të tmerrshëm të rryshfetit.

Berisha: Natyrisht ajo ishte faza që sollën ujin në qytet, por tani për tu bërë realitet, duhej bërë investimi në tubacione në pallate dhe brenda në qytet. Aty ku e lamë, aty e gjeta ditën e premte. Përsëri Tepelena pa ujë. Monizmi e ndalon dhe kohën. Po pse, sepse nuk përfill qytetarin, nuk përfill interesat e tij.

Ai thotë ikni, ikni, do të marr indianë, do të marr nga Srilanka. Po pse të mos rrinë këta që janë këtu. Pse të mos punojnë këta që janë këtu, pse të mos ndërtojnë jetën e tyre këta që janë këtu, por u dashka të marrim nga India, nga Srilanka. Çfarë tregon me këtë, tregon përçmimin që ka për qytetarin, tregon se nuk ka asnjë ndjenjë për ta. Ndaj dhe ngriu rrogat.

Pse shtrëngohet dara e varfërisë rreth shqiptarëve, sepse i ngriu rrogat për 10 vite. Rrogat u ngrinë miqtë e mi, por çmimet nuk u ngrinë. Çmimet u ngritën, u ngritën dhe vetëm me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, secili nga ju ka shpenzuar për ushqime 430 mijë lekë më shumë. Pra ka shpenzuar dy pensione më shumë, një rrogë më shumë.

Njeriu që premtoi rrogën e 13, ua mori edhe rrogën e 12-të. Njeriu që premtoi, dy gjëra tha do ju bëj unë dhe më bëni përgjegjës personal, legalizimet dhe ujin e pijshëm. Absolutisht e gjeta Tepelenën aty ku e lashë. Legalizimet i ka shndërruar në sistemin më të tmerrshëm të ryshfetit.

Të fundit