Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka vjedhur kartat e anëtarësisë”, Basha i përgjigjet Berishës: Më vjen për të qeshur, nuk e di ku kam kartën time

“Ka vjedhur kartat e anëtarësisë”, Basha i

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit tha se ka marrë kartat anëtarësisë.

Sipas Bashës në një konferencë për mediat kryetari i partisë nuk merret me kartat, madje shtoi se nuk e dinte ku e kishte as kartën e tij.

“Më vjen për të qeshur po mos të ishim në një gjendje që nuk është për të qeshur për familjet shqiptare. nuk e kam dëgjuar se cfarë akuzash ka thënë.

Kryetari i partisë nuk merret me kartat. Sa qesharak është kthyer. Cdo anëtarë identifikohet me numrin personal të identifikimit. Unë kam votuar me pasaportë. nuk e di ku kam karten time. 

Ish badigardet e tij marrin në telefon e të kërcënojnë deputetë e PD dhe i thonë mos shko në këshillin kombëtar?

Tjerë horra ti thërrasë krerët e grup seksioneve , i kemi të dokumentuara. U conte SMS anëtarëve të këshillit kombëtar që të mos shkojnë në 18 dhjetor. Ai e di që është pakicë absolute, është i vetëm. Ka mobilizuar gorillat e tij, është paguar kyt proces me para të dyshimtë. Kush i tha arena e hajnisë? E di sa kushtonte ajo regjisurë?

Nuk dua ta ndihmoj më pas 16 vitesh, një njeri që është gati të sakrifikojë cdo demokrat për interesat e tij”, tha Basha.


 

Të fundit