Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli i parashtron pesë kërkesa Kryesisë së PD: I patundur në besimin se forca vjen nga demokratizimi

Kadilli i parashtron pesë kërkesa Kryesisë së PD: I patundur
Fatbardh Kadilli

Disa orë para mbledhjes së Kryesisë së PD, kandati për kreun e Partisë Demokratike i ka parashtruar pesë kërkesa kësaj strukture. Miratimi i kandidaturave, ngrirja e administratës së PD deri në zgjedhjen e kryetarit dhe organizimi i debateve publike janë disa nga kërkesat e Kadillit.

Kërkesat:

1-Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë,

2- Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë;

3- Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit;

4- Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë;

5- Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

Kadilli tregon se këto kërkesa vijnë duke marrë parasysh gjendjen ku ndodhet PD dhe 'tronditjen' që ka sjellë rezultati i zgjedhjeve dhe problematikat e tyre.

 

Të fundit